Shkolla fillore e mesme e ulët “Faik Konica” ka kaluar në mësimin online, pra në skenarin C, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak se pesë mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
“Në vazhdën e mbikqyrjes epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi që ka bërë testimin e mësimdhënësve të SHFMU “Faik Konica”, 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik i shkollës sonë ka rezultuar pozitiv me SARS COV -19.Ju njoftojmë që shkolla jonë kalon në skenarin C – mësim online, nga dt.29.03.2021”, thuhet ndër të tjera njoftim.