Në ditën kur kryediplomatja e re, Donika Gërvalla, ka hyrë për herë të parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, te porta asaj i kanë uruar mirëseardhje edhe dy zyrtarë dhe secili nga ta i është prezantuar si drejtor i përgjithshëm: diplomati i rangut të mesëm, Visar Fetaj, si dhe ambasadori Albert Prenkaj.
Me vendim të ministres paraprake, Meliza Haradinaj, Fetaj u bë ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm.
Ndërkaq, vitin e shkuar, ministrja Haradinaj e pati larguar nga kjo pozitë ambasadorin Prenkaj. Por, në fund të shkurtit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i hodhi poshtë të gjitha vendimet kundër tij dhe obligoi Ministrinë ta kthente në detyrën e drejtorit të përgjithshëm.
Përkundër kësaj, ministrja e re ka vepruar në shpërputhje me këtë vendim.
Burime të KOHËS thonë se në takimin me drejtorë të të gjitha departamenteve, afër pati Fetajn, e demonstrativisht sallën e lëshoi ambasadori Prenkaj.
Mungesa e ambasadorit shihet edhe në këtë foto, të publikuar pas pranimit të detyrës nga ministrja Gërvalla.