Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endiri, janë duke e përcjell nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” takimin kualifikues mes Kosovës dhe Suedisë.
Kosova është duke u mposhtur 2:0 nga Suedia në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës pas pjesës së parë në Prishtinë, raporton Express.
Takimi mes Kosovës dhe Suedisë është duke u zhvilluar pa shikues, si në shumë vende evropiane, për shkak të pandemisë koronavirus.
Kryeministri Kurti dhe Endrit Thaçi u panë duke hyrë në tribunën VIP pak çaste para se të niste ndeshja në Fadil Vokrri.
Ata janë parë duke u futur ndaras, por qëndrojnë ulur në të njëjtën tribunë, atë vip, e dedikuar për personalitete.