Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para ndeshjes Kosovë – Suedi,
Ajo u shpreh se sa herë që “Dardanët” zbarkojnë në fushën e futbollit, secilën herë zemrat bëhen mal dhe krenaria mbizotëron.
“Loja juaj nuk është thjesht futboll, loja juaj është sinonim i entuziazmit e zellit që personifikojnë më së miri këtë stad të zhvillimit të vendit tonë. Ju faleminderit për emocionin që na e dhuroni çdo herë. Qoftë nata e sotme kapitull suksesi në rrugëtimin tuaj drejt majave”, shkroi Osmani ndër të tjera Osmani në Facebook.