Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person në Fushë-Kosovë pasi së bashku me vëllain e tij ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore ish-bashkëshortes, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Fushë Kosovë 26.03.2021 – 23:00. Me 27.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëveprim me vllahun e tij e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij ) duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.