LONDËR- Zbulohen detaje të reja nga vrasja me thikë e 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci, në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se është identifikuar autori i krimit, i cili është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford.
Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.
Renato Geci u vra me thikë më 22 Mars, rreth orës 03:22 të natës.
Bashkë më të në vendin e ngjarjes u gjet edhe një person tjetër i plagosur, po me thikë, por emri i tij nuk është bërë i ditur.