Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70-vjeç.
Vaksinimi masiv në Tiranë do të nisë për të moshuarit mbi 70-vjeç, ndërsa ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Deri më tani kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës Sinovac ndërsa pritet sipas objektivave të qeverisë që brenda muajit qershor të vaksinohen 1.2 milionë shqiptarë.
Ndërkohë në një intervistë për Top Channel, ministrja Manastirliu ka thënë se synohet që të arrihet shifra e 10-15 mijë vaksinimeve në ditë.
“Tashmë po ngrihen dy stenda të mëdha që do të kryhet vaksinimi masiv për një grupmoshë kemi ambicien për të bërë 10 mijë vaksinimi në ditë në të gjithë Shqipërinë. Përveç vaksinimi +80. Edhe për ata +70 do vijojnë vaksinimi”, tha ajo.