Takimi i katërt mes Jasminës dhe Andit, u mbyll me largimin e këtij të fundit.
Kjo gjë erdhi pasi Jasmina nuk kishte asgjë për t’i thënë pasi Andi i kërkoi pak hapësirë.
Andi: Nuk është që këtë që puna e hapësirës ka të bëjë vetëm me ty. Nuk dua të marr vendime kur emocionet janë të larta. Nuk dua të ndikojnë veprat. Nuk ke diçka për të thënë më shumë?
Jasmina: Jo.
Andi: Nuk kam çfarë të bisedoj më këtu.
Jasmina: Mund të çohesh. Unë do vazhdoj të shijoj darkën.
Por Jasmina ka shpërthyer në lot pasi Andi e braktisi dhe e la vetëm në takim.
Kamerat kanë filmuar momentin kur Jasmina është prekur shumë dhe thotë se gjithçka ka nevojë është që të mos ta lërë vetëm.
Jasmina: E di ai shumë mirë përse po reagoj unë. I kam thënë që ka raste që nuk e mendoj dy herë të të marr, ka raste të tjera që them përse ta marr e të dal. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk po arrijmë në një pikë.
S’e kam problem as të zihem, as të mos i flas. Thjesht se kuptoj që është pasiv dhe më le vetëm gjithë kohës, nuk dua ta kem afër. I kam thënë 100 herë, mos më lër vetëm. Për aq kam nevojë unë. Dhe e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë.