Agron Demi nga shoqëria civile është shprehur i habitur me mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti 2.
Përmes një postimi në Facebook ai me habi ka pyetur se ajo ka qenë “hajgare”, duke marrë parasysh se në këtë mbledhje u mor vetëm një vendim për rregulloren e procedurave të brendshme, në një kohë krize për shëndetin publik e ekonomik, siç ka thënë Demi.
“Në krizën më të madhe të shëndetit publik dhe krizën ekonomike, kur krejt po presim vendime përmbajtjesore, Qeveria lajmëron me pompozitet që ka me mbajt mbledhje dhe në fund e aprovon një rregullore për procedurat e brendshme. HAJGARE A?!” ka shkruar ai.
Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria ka miratuar Rregulloren me të cilën përcaktohen fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Aty kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky vendim është më urgjent se të tjerët sepse “i hapë rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në Kryeministri e në ministritë e linjës si rezultat i fuzionimit që janë bërë në disa ministri”.