• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Shpia e Agës”, drama dinamike për shoqërinë kosovare

29/09/2019 - 17:05:42
“Shpia e Agës”, drama dinamike për shoqërinë kosovare
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Qysh nga fillimi, ka diçka topitëse në filmin debutues të metrazhit të gjatë të Lendita Zeqirajt, “Shpia e Agës”.

Menjëherë zhytemi në mesin e një grupi grash që nën rrezet përcëlluese të diellit shkëmbejnë anekdota të kripura, në një shpat të largët kodre në Kosovë, ndërsa përgatisin ushqim. Qeshen, hahen mes vete dhe thumbohen duke iu referuar moshës, joshjes, përvojës seksuale dhe, në fakt, mungesës së saj, shkruan sot Koha Ditore.

Lexo më shumë

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

October 17, 2024
34
Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

April 1, 2024
145

Ama muhabetet e tilla të kripura dhe kukurisjet duken si të paqëndrueshme dhe të dyshimta, sikur do të mund të merrnin fund çdo moment, sikur këto gra, në ikjen e tyre prej shoqërisë, jetojnë sa më zhurmshëm dhe stuhishëm që munden për ta mbytur zërin e bombës së kurdisur të së shkuarës nëpër të cilën vallëzojnë. Për një film pa të qeshura të tilla, “Shpia e Agës” është një përjetim intensivisht i ankthshëm.

Të katër gratë jetojnë në të ashtuquajturën “shtëpi refugjatësh” për sa kohë: e bukura, flirtuesja dhe joseriozja Emira (Rozafa Çelaj); shoqja e saj më e mirë dhe partnerja në grindje Luma (Adriana Matoshi); Kumrija (Shengyl Ismaili) nëna e dërrmuar e nëntëvjeçarit Aga (Arti Lokaj); dhe Gjyla (Melihate Qena) një e ve në të shtatëdhjetat që është nxjerrë nga shtëpia pasi që i biri i saj vritet gjatë luftës në Kosovë, meqë mbeti pa asnjë të afërm të gjinisë mashkullore.

Kësaj katërsheje i shtohet edhe e pesta, Zdenka (Rebeka Qena), një grua kroate e moshës së mesme, ardhjen e së cilës pjesa tjetër e grupit e sheh me dyshime.

Megjithëkëtë Aga, djaloshi i shqetësuar, kureshtar dhe dukshëm më i zgjuar për dikë të kësaj moshe e që jeton kaq larg qytetit, shoqërohet me Zdenkën dhe kësisoj e zbulon pavetëdijshëm anën e saj të vërtetë, pasi që ajo provon të vetëvritet.

Opsioni i vetëm për ta shpëtuar është që ta kërkojë ndihmën e Cerës (Basri Lushtaku), një burrë arrogant dhe figura më e afërt e babait për Agën. Jo se Cera është i besueshëm – ç’është e vërteta ngacmimet e tij të vazhdueshme ndaj Lumës ia kanë përfituar kufizimin për t’iu afruar shtëpisë – por ngase është i vetmi në rrethinë që ka një veturë dhe mund ta bartë Zdenkën në spital…..(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi
Kulture

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

October 17, 2024
34
Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas
Kulture

Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

April 1, 2024
145
Ekspozita, Ilirët e fundit në Kelmend, prezantohen në Francë
Kulture

Ekspozita, Ilirët e fundit në Kelmend, prezantohen në Francë

January 21, 2024
91
Parashikimi: AAK-ja me Nismën do t’i marrin mbi 20 deputetë
Kulture

Parashikimi: AAK-ja me Nismën do t’i marrin mbi 20 deputetë

January 19, 2024
8
Çfarë thotë krijuesi i hitit të përjetshëm “Mora fjalë”
Lifestyle

Çfarë thotë krijuesi i hitit të përjetshëm “Mora fjalë”

October 28, 2023
31
Vdes skulptori Luan Mulliqi
Kulture

Vdes skulptori Luan Mulliqi

October 22, 2023
30
Next Post
Arsenali po përgatitet për largimin e Ozilit

Arsenali po përgatitet për largimin e Ozilit

Më të fundit

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
  • Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
  • Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi