Mandatari për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në Pejë në tubimin e radhës të kësaj lëvizjeje se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë vetëm një palë zgjedhje.
“Rezultati do të tregojë se a jemi shtet e popull që dorëzohet para kapjes së shtetit apo më në fund e fillojmë çlirimin tonë të brendshëm ashtu sic ishin amanetet e dëshmorëve, ëndrrat e rinisë dhe fëmijëve tanë”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
“Më 6 tetor, erdhi dita, që Peja dhe Kosova të çlirohen për herë të dytë. Me 6 tetor nga bjeshkët e Rugovës do të vjen zëri i fitores. LVV vjen në qeverisje sepse ajo kurrë nuk do të jetë në qeverisje për të sunduar por vetëm për të shërbyer.
Nga Peja Kurti ka cituar ca vargje të poezisë “Zgjimi” të poetit Esad Mekuli ku theksohet fjala “Lëvizje”, duke ftuar qytetarët për zgjim më 6 tetor.
“Poeti ynë i madh, Esad Mekuli, ka thënë: Njeriu është lëvizje e pandalshme, klithmë gjaku që vlon”.
“Vetëvendosje është e pandalshme, më 6 tetor fitorja jonë është e pandalshme”, është shprehur ai