Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, ka qenë shumë e zëshme kundër oponentëve politikë, duke i quajtur shpeshherë ata kriminelë dhe zhvatës.
Por, ditë më parë, nipat e saj, djemtë e vëllait të Nazlie Balajt, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe kamufluar shumë mirë për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të ish-deputetes Bala.
Njësitet e antidrogës në Policinë e Kosovës kishin arritur ta kapin këtë grup kriminal të fshehtë, që në vazhdimësi tentonte të krijonte kushte për laboratorë të tillë.
“Ndërsa në laboratorin e dytë ka qenë përgatitje për të rritur kapacitetin e bimëve të kanabisit. Me urdhër të prokurorit, katër persona janë arrestuar me iniciale N.D, A.M, A.B dhe F.B”, është thënë në një konferencë për media që Policia e Kosovës kishte organizuar disa ditë më parë.