Socialdemokrate dega në Deçan i janë bashkuar 100 familje nga kjo komunë, ku prezent ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi. Krasniqi iu ka uruar mirëseardhje atyre në emër të Nismës duke shtuar se partitë socialdemokrate janë ato që kanë bërë progres në shtetet e botës, e që sot të njëjtat janë shtete të së drejtës. Krasniqi në një takim të Nismës Socialdemokrate me qytetarët në Deçan, ku kësaj partie iu janë bashkuar eshë qytetarë të shumtë. Sipas tij, ka thënë se Nisma ka zgjedhur gjuhën e kulturuar e jo të konfrontimit. Krasniqi tha se kjo gjuhë e cila ka sjellur lirinë, do të sjell edhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
“Ne socialdemokratët e ndjekim një rrugë tjetër, ne e kuptojmë se sistemi demokratik vlerë të saj e ka konkurrencën, konkurrencën për të treguar në qeverisje, konkurrencën për të treguar në përfaqësim dhe pasi është kjo ne e kemi zgjedhur jo gjuhën e konfrontimit, jo gjuhën e akuzave, por një gjuhë më të kulturuar, një gjuhë që nuk e vret dhe nuk e fyen askënd. Pra, një gjuhë e cila thotë nëse së bashku e kemi sjell lirinë atëherë edhe së bashku duhet ta ndërtojmë shtetin e së drejtës”, tha ai.
Krasniqi tha se votën nuk e kërkon pse ai ka qenë në luftë dhe në burg, por e kërkon se mundet dhe dëshiron që t’i shërbejë vendit. Këtë ai tha se ia kërkon edhe bashkëluftëtarëve të tij, që besimi duhet t’iu jepet atyre që e ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe u shërbejnë gjeneratave të reja sot dhe krijojnë perspektivën për qytetarët e Kosovës. Buxheti i shtetit sipas Krasniqit duhet të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.
“Ne po e sjellim bashkë edhe me bashkëkombësit tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e përendimit frymën e socialdemokracisë për ta përshpejtuar ndërtimin e shtetit të së drejtës. Veç kësaj, ne konsiderojmë që parimet bazë të socialdemokracisë në nivel të botës përendimore janë nja katër parime, parimi i lirisë, parimi i drejtësisë, parimi i barazisë dhe parimi i solidaritetit.