Policia e Kosovës gjatë një operacioni në Gjilan ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim parashë dhe ka sekuestruar para me ngjyrë që dyshohet se janë të grabitura.
Në bjoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas një pune operative profesionale në teren ka siguruar informacione se dy persona të dyshuar meshkuj/shqiptar/kosovar me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), merren me falsifikim dhe shpërndarje të parave.
‘Hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në PK, në koordinim dhe bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan kanë siguruar bazën ligjore për aplikimin e masave të percaktuara me ligj dhe me datë 27.09.2019, është realizuar një operacion për kapjen e personave të dyshuar (të potencuar më lart me iniciale), thuhet në njiftim, përcjell Telegrafi.
Si rezultat i këtij operacioni policor dy personat e dyshuar është arrit të ndalohen në Suharekë dhe gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), ose shuma e përgjithshme 9800 (nëntëmijë e tetëqind) Euro, që dyshohet se janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura.