Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubim me qytetarë në Suharekë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, njofton Klan Kosova.
Para qytetarëve të Suharekës pritet të flas edhe lideri i kësaj partie, njëherësh kandidat për kryeministër Albin Kurti, i cili veç me gruan e tij të dielën u pa edhe me të bijën e tij, derisa nuk janë duke munguar as kandidatët për deputet nga kjo komunë.
Ndryshe kjo parti takime të tilla do të mbajë gjatë ditës edhe në Shtërpcë, Lipjan ndërsa ditën do e mbyllë në qytetin e Pejës.