Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është shtyrë afati i aplikimit për subvencione në bujqësi
Ahmeti ka shkruar në Facebook se aplikimi është i hapur deri ditën e premte, më 26 mars, në orën 15:00.
“Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se është shtyrë afati i thirrjes për aplikim për përkrahje në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe shpezërisë. Aplikimi është i hapur deri më 26 Mars e Premte ora 15:00”, ka shkruar Ahmeti.