Kryetari i Partisë Fjala ia ka uruar zgjedhjen si kryeministër Albin Kurtit. Ai nëpërmes një statusi në Facebook i ka uruar suksese në qeverisje Kurtit dhe ministrave të tij.
Ai ka thënë se i uron suksese Kurtit dhe kabinetit të tij.
“Urime Kryeministër Albin Kurti. I nderuar Kryeministër Albin Kurti, më lejoni që në emër tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu uroj për zgjedhjen tuaj në pozitën më të lartë shtetërore, pozitën e kryeministrit“, ka shkruar ai në Facebook.
“Uroj që ju së bashku me kabinetin tuaj qeveritar të i shërbeni popullit dhe shtetit të Kosovës me drejtësi”, shtoi tutje Kelmendi.
Qeveria e re Kurti është zgjedhur me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim.