Kreu aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Megjithëkëtë, Ahmeti është shprehur skeptik sa i përket realizimit të disa prej premtimeve të Kurtit të dhëna sot gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Nga ajo çka dëgjova në prezantimin e Kryeministrit Kurti dhe duke ditur situatën financiare sot dhe potencialin nesër jam skeptik për realizimin e tyre. Nuk ka nevojë me i rrit pritjet edhe më shumë. Kësaj radhe vetëm për mundësitë financiare edhe pse nuk pajtohem për disa nga politikat. Por, do ti gëzohesha shumë realizimit të disa prej tyre. “, ka shkruar Ahmeti.
“Urime Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Jo pse pajtohem me politikat por për shkak se vullneti i qytetarëve duhet të jetësohet. Se a janë emrat e ministrave të duhur, do të kemi mjaftueshëm kohë të vlerësojmë. Ne që jemi në institucione kemi adresë të qartë për funksionimin e shtetit, ndërsa qytetarët – edhe ata që e kanë votuar edhe ata që nuk e kanë votuar- do të kenë adresë për kërkesat e tyre dhe mund të kërkojnë përgjegjësi….Megjithatë, sot, uroj punë të mbarë!”, ka deklaruar Ahmeti.