Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Albin Kurtin për ekspozenë e tij.
Ai tha se nuk i ka vendos logo të shtetit, por do të ishte mirë të paktën t’i vendoste logo të partisë.
“As logo të shtetit nuk i keni vendosur ekspozesë, t’ia vendoseshit logon e partisë suaj. Përmbajtja e kësaj ekspozeje nuk ka të bëjë fare me qendrën e majtë”, tha ai.
Haxhiu tha se zgjedhja e Kurtit duhet të sqarohet nëse është valide dhe kushtetuese.
“Apo ndoshta është një manikacion me shku edhe një herë në zgjedhje, duke e shkel Kushtetutën se keni një përvojë se gjatë mandatit të kaluar dy herë e keni shkel Kushtetutën”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej thumboi Kurtin edhe për ministrin e ri të FSK-së, Armend Mehaj, duke thënë se e ka zgjedhur këtë gjeneral në Norvegji te miqtë, e jo dy gjeneral që i ka familja Jashari.
“Familja Jashari i ka dy gjeneral aktive, kam pritur njërin ta zgjedhës, por e kishte gjetur një gjeneral të miqtë e tu në Norvegji”, tha Haxhiu.