Një person nga Kamenica është dënuar për kundërvajtje në trafik, por dënimi i shqiptuar ndaj tij është bërë në gjuhën serbe.
Në bazë të dokumentit shihet dënimi i shqiptuar ndaj tij në gjuhën serbe, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te shoferi, shkruan Express.
Arsyeja e gjobës ishte tejkalimi i shpejtësisë nga shoferi, derisa te përshkrimi i kundërvajtjes policia ka vendosur ta bëjë në serbisht.