Dy vetura janë përplasur ndemjet veti gjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, teksa ka bërë me dije se tre persona kanë pësuar lëndime të cilët më pas janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
“Rreth 12:00 ka ndodhë një aksident mes dy veturave në fshatinë Grallevë, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Hetuesit kanë dalur në vend-ngjarje”, thuhet në konfirmimin e policisë.