Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Warewickshire teksa një polic 25-vjeçar ka sulmuar një grua në rrugë.
I riu i dehur, jashtë orarit të punës sulmoi 36-vjeçaren duke e shtyrë, teksa kjo e fundit ka nisur ta shajë dhe t’i ulërasë.
Ai tentoi ta neutralizonte, por ajo mundi të ikte. Mendohet se ata nuk njiheshin më parë.
Polici pagoi një gjobë prej 500 paundësh dhe shpenzimet e gjyqit, por nuk u pushua nga puna.