Kishte ndalesë në hyrje për pesë vjet nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, por një shtetas i Shqipërisë ia kishte mësyrë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se i dyshuari është vërejtur dje rreth orës 15:00 nga Policia e Kosovës, në Pikën Kufitare Qafë Prush.
Sipas burimeve, ai po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Por pasi u kap nga Policia dhe nisën verifikimet, u kuptua se i njëjti kishte ndalesë në hyrje.
Në konsultim me prokurorin, ai është deportuar në Shqipëri.