Dy gardianë janë suspenduar nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Lidhur me këtë çështje është duke zhvilluar hetime Policia e Kosovës, ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në këtë institucion.
I njëjti tha se nuk mund të ndajnë më shumë informacione në këtë drejtim, për shkak të hetimeve.
“Po, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy gardianët e BSL-së, dhe meqenëse Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetimet rreth këtij rasti, për momentin ne nuk mund të ndajmë informata më të hollësishme në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.
Gashi ka bërë të ditur gjithashtu kanë informacione se policia është në përfundim të hetimeve për këtë rast.
“Me sa jemi në dijeni, Policia e Kosovës është në përfundim të hetimeve dhe sapo të marrim njoftimin nga policia, sigurisht se do të ndajmë me ju çdo informacion”, thuhet në përgjigje.
Express ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për t’i pyetur për këtë rast. Megjithatë, edhe pse këta po i kryejnë hetimet kanë thënë se për suspendimin e gardianëve mund të merren informacione vetëm në Shërbim Korrektues.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju lutemi t’i adresoheni autoriteteve kompetente, ne rastin e mundshëm te suspendimit te gardianeve Shërbimit Korrektues, ndërsa për çështjet tjera organeve te drejtësisë”, thuhet në përgjigjjen e PK./GazetaExpress/