Listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot iu bashkuan 250 anëtar të rinj.
Këtë e ka bërë të ditur, kandidati për deputet nga kjo parti, Daut Haradinaj, i cili tha se numër i madh i qytetarëve nga të gjitha anët po mbështesin ‘Kosovën shtet 100%’.
“Karvani i mbështetjës për Kosovën shtet 100% po gjenë besim në të gjitha anët e Kosovës. Sot i prita në takim Blerimin dhe disa nga 250 punëtorët e tij që kishin vendos të jenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët me 6 tetor. Njerëz të ndershëm dhe punëtorë që dora e shtetit do t’i trajton me kujdes në të ardhmen. Referendumi i popullit me 6 tetor për Kosovën 100%.”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com