Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar në Gjilan një çift për shkak se këta pas një mosmarrëveshje kanë fyer dhe kanosur të artin e të dyshuarit mashkull, raporton Gazeta Express.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar-bashkëshort një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptar-e, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë