Vrasja e të riut Agonis Tetaj që kishte ndodhur në vitin 2018 në Deçan, ka ngjallur reagime të shumta nëpër media.
Në dëshmitë e dhëna në Prokurori, nëna e viktimës Agonis Tetaj, Nurije Tetaj, kishte deklaruar se kohëve të fundit e kishte dëgjuar Agonisin duke folur për Shabanin, duke thënë se është shumë i lazdruar dhe se po iu bën shumë presion punëtorëve.
Ajo kishte deklaruar se ka vërejtur ndryshime tek sjellja e djalit 2-3 javë para rastit tragjik.
Gjithashtu, Nurije Tetaj ka pasur vërejtje se që prej varrimit të djalit të tyre, familja e dorasit, kishin ushtruar presion të padurueshëm mbi familjen Tetaj, duke kërkuar nga nëna dhe babai i Agonisit t’i shohin kamerat ku është regjistruar momenti i vrasjes.
Babai i Agonisit, në dëshminë e dhënë në Prokurori kishte deklaruar se familja e dorasit, Shaban Gogaj, iu kanë kërkuar t’i falin duke thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht dhe se iu kanë ofruar dy banesa dhe pagë deri në moshën 65-vjeçare për gruan e Agonisit, por këta të fundit nuk kishin pranuar.
Agonis Tetaj