Në media u raportua për një vetaksident në rrugën C në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkaq, shton se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot reth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën”C”, në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut“, ka thënë ajo.