“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.
Ai foli edhe për cështjen e presidentit, teksa u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente
Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thacin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.
“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thacit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.