Dhuna në familje në vendin tonë po merr përmasa shqetësuese.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh çdo ditë raporton për raste të dhunës ndaj grave në qytete të ndryshme.
Një rast i tillë së fundmi ka ndodhur në qytetin e Vitisë.
Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia thotë se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar