Glauk Konjufca më 22 mars mund të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.
Konjufca ka lënë të kuptohet se ai do të jetë kandidati I Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
“Nuk e përjashtoj, por nuk mund ta di nëse do t’i marr votat. Kandidimin nuk e përjashtoj si mundësi”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova kur u pyet se ai do të jetë ai kryetari i Kuvendit të ri.
Po ashtu Konjufca ka thënë se deri më tani dihen emrat e 80 për qind të ministrave të qeverisë Kurti.
“80 për qind e emrave të qeverisë dihen por do t’i bëjmë publik para krijimit të Qeverisë ose edhe ditën e krijimit. Është aspekt sekondar i kësaj që i jemi duke punuar së bashku”, tha Konjufca.