Pas takimit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ky i fundit ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazi lotsjellës në ditën kur Hashim Thaçi ishte emëruar president i Kosovës.
Lidhur me këtë deklaratë, ka folur Glauk Konjufca nga Lëvzja Vetëvendosje.
“Konsideroj se të thuash që LVV duhet të përkulet para PDK-së, të rrëfehet dhe të kërkojë falje, të jetë e falur nga Enver Hoxhaj është qëndrim arrogant, i një partie është ndëshkuar nga elektorati. PDK e ka rezultatin më të dobët zgjedhor, prej vitit 2001. Hoxhaj duhet me ditë se prej vitit 2016 janë mbajtur tri palë zgjedhje”, tha Konjufca në Klan Kosova.