Meghan Markle do të shfrytëzojë “skandalin” e krijuar në intervistën me Oprah Winfrey për të lansuar karrierën e saj politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një veteran i administratës së Tony Blair me lidhje të forta me Washingtonin, ka thënë për “The Mail” se Meghan ka shikuar mundësinë për t’u lidhur me zyrtarët demokratë në SHBA në përpjekje për të nisur një kampanjë për presidente të SHBA-së.
Dukesha e Susexxit Meghan Markle, kishte akuzuar gjatë intervistës që bëri bujë të madhe në botë, familjen mbretërore për qasje raciste ndaj saj.
Sipas Markle, derisa ishte shtatzënë me fëmijën e parë, dikush nga Pallati Mbretëror e kishte pyetur bashkëshortin e saj, Princ Harryn, se çfarë ngjyrë do të kishte fëmija i tyre.
Ndërkohë, çifti Harry-Meghan nuk i kanë fshehur orientimet e tyre politike pasi në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, ata ishin zëra kritikë të ish-presidentit Donald Trump.
Nëse Meghan Markle arrin të vihet në krye të Shtëpisë së Bardhë, ajo do të ishte presidentja e parë femër në gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.