• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

VV-në e PDK-në do ti bëjë bashkë Kuvendi

15/03/2021 - 19:37:23
VV-në  e PDK-në do ti bëjë bashkë Kuvendi

22 marsi është caktuar si data kur do të konstituohet Kuvendi me përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Seanca konstituive është ftuar për të hënën e 22 marsit nga u.d. Presidentit Vjosa Osmani.

Në njoftimin për media, Osmani ka theksuar se përgatitjet për mbajtjen e seancës konstituive do të kryhen konform procedurave në fuqi, shkruan Reporteri.net.

Lexo më shumë

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
6

Por kush do ta udhëheqë seancën e parë kur do të konstituohet përbërja e re e legjislaturës së VII të Kuvendit?

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar se kush e kryeson seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në nenin 9 pika 1 të kësaj Rregullore thuhet se punimet e mbledhjes konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër i legjislaturës i ndihmuar nga deputeti më i ri sipas moshës. Kjo udhëheqje parashihet të vazhdoj deri në zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në rast se ata mungojnë ose refuzojnë kryesimin e mbledhjes, atëherë angazhohen deputetët të cilët sipas moshës vijnë menjëherë pas tyre.

Rregullorja e ka paraparë edhe atë se çfarë duhet të bëj deputeti më i vjetër e më i ri gjatë udhëheqjes së seancës konstituive.

Në të njëjtin nen, por në pikën 3, thuhet se pas hapjes së mbledhjes dhe paraqitjes së rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes kërkon nga partitë e përfaqësuara në Kuvend ta caktojnë nga një përfaqësues në Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

E këto funksione më 22 mars do t’i kryejnë dy deputetë nga parti të ndryshme.
Për dallim nga 2019, kur Vetëvendosje kishte edhe deputetin më të vjetër dhe më të ri në grupin e tyre parlamentar, kësaj radhe kjo parti e ka vetëm deputetin më të vjetër në Kuvend.

Avni Dehari, veprimtar i çështjes kombëtare, është deputeti më i vjetër në Kuvend që më 22 mars do ta udhëheqë seancën konstituive të Kuvendit.

I lindur më 1947, Dehari si 75 vjeçar do ta udhëheq seancën kur do të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Krahas tij, por nga parti tjetër nga ajo e Deharit, do të jetë deputetja më e re e Kuvendit, Adelina Grainca, shkruan Reporteri.net.

E lindur në gusht të 1997, deputetja 23 vjeçare e PDK-së do ta ndihmojë Deharin gjatë seancën konstituive. Grainca është vetëm pak muaj më e re se Fjolla Ujkani, e cila është po ashtu e lindur në maj të vitin 1997.

Kujtojmë që në vitin 2019, seancën konstituive e udhëhoqën Jahja Koka, si deputeti më i vjetër, dhe Fjolla Ujkani, si deputetja më e re e legjislaturës së 7.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
6
Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
Lajme

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën

May 13, 2025
23
A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?
Lajme

A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?

May 13, 2025
6
QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë
Lajme

QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë

May 13, 2025
3
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot ” Cirku” i pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

May 13, 2025
5
Next Post
Abdixhiku me LDK-në nesër në Prekaz

Abdixhiku me LDK-në nesër në Prekaz

Më të fundit

  • Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
  • Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
  • Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi