Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, është zotuar se do t’i rrisë pensionet e të moshuarve deri në 80 për-qind.
Ai ka shtuar se të gjithë pensionistët me përvojë pune nën 15 vjeçare, që aktualisht janë në skemën e pensioneve themelore, do të kalojnë në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës, njofton Klan Kosova.
“Ata do të marrin pensione me rritje, sipas përqindjes së përshkallëzuar, bazuar në kohëzgjatjen e viteve të punës dhe në kriteret e strukturës kualifikuese”.
“Për ta rritur kujdesin ndaj të moshuarve, unë do ta njoh dhe do ta promovoj edhe profesionin e ‘kujdestarit për të moshuar’ dhe qeveria ime do t’i mbulojë tërësisht edhe kostot e barnave specifike për të gjithë të sëmurit kronikë, që janë mbi moshën 65 vjeçare”.
“Të gjithë pensionistët i siguroj se nipat dhe mbesat e tyre më nuk do të largohen, por do të qëndrojnë në Kosovë”.