Lumir Abdixhiku sot u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 190 vota, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të LDK-së, është bërë e ditur se Abdixhiku, e ka shpallur ish-kryetarin Isa Mustafa, kryetar nderi.
“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!”, thuhet në njoftim.
Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja pas rezultatit të zgjedhjeve se 14-shkurtit.