Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ‘Reuters’ i ka përkushtuar një artikull Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem të Izraelit të dielën.
Siç raporton ‘Reuters’, Kosova e ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, duke u bërë kështu shtetet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izrael-Palestinë.
“Kosova, me shumicë myslimane, premtoi që të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem kur arriti marrëveshje diplomatike me Izraelin, nën sponzorizimin e SHBA’ve”, thuhet në artikull.
Tutje, ata kanë cituar postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në ‘Twitter’, të cilët shkruanin se “premtimi i dhënë në Zyrën Ovale sot është përmbushur përfundimisht”.
Wasel Abu Youssef, anëtar i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, deklaroi për agjencinë e lajmeve se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem kundërshtonte rezolutat e OKB’së dhe synonte të “dobësonte çështjen palestineze”.
Ende nuk është njoftuar ndonjë datë për ceremoni zyrtare të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit