Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se taksa mund të suspendohet por jo me kushtin për fillim të dialogut.
Ai në Zona Zgjedhore tha se kur të ketë një dakordim për kornizën dhe detajet e dialogut atëherë mund të suspendohet duke rënë dakord edhe për kohën e suspendimit, njofton Klan Kosova.
“Taksa si pagojë e jo si qëllim e ka ngritur pozicionin e Kosovës karshi Serbisë dhe dialogut dhe duke e pasë këtë pozicion kërkesa jonë është kjo: O merremi vesh për kornizën e dialogut, që me të nënkupton se cilat janë temat e negociueshme e dhe të panegociueshme, afatet kohore, formati i dialogut që pastaj brenda kornizës i jepet mundësi që të bisedohet përmbajtja e marrëveshjes dhe nëse kemi dakordim për kornizën e dialogut atëherë është shumë lirshëm është në rregull me pasë një suspendim për taksën për periudhën që merremi vesh që mund të ketë ajo”.
“Por jo heqje të taksës për fillim të dialogut”.
Molliqaj gjithashtu kritikoi mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të tjera për një temë të rëndësishme siç është dialogu.
“Më duket problem që partitë nuk janë këtu. Qeveria e ardhshme është ajo e dialogut. Ekskluzivisht kemi zgjedhje që bëhen për dialogun. Varësisht prej rezultateve të dialogut varet edhe jeta e qeverisë së re”.