Gazetari Xhevdet Pozhari nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar akuzat që ish- ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka bërë nënkryetarit të AAK-së, parti të cilës deri sot i përkiste.
Ai duke e komentuar debatin ndërmjet Haradinaj-Stubllës dhe Lekajt është çuditur dhe ka thënë se paramendojeni se në duart e kujt ka qenë diplomacia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ky është statusi i plotë i Pozharit:
Pal Lekaj: Meliza Haradinaj është ngutur me dorëheqje, kontributi i saj vlerësohet në parti.
Meliza Haradinaj: Pal Lekaj është shantazhues, kërcënues
Burri i saj: Pal Lekaj është pa tru
Paramendoni, në duar të kësaj ka qenë diplomacia e jashtme!
Haradinaj-Stublla e ka quajtur nënkryetarin e AAK-së kryetoksik dhe shantazhues.
Kurse bashkëshorti i saj Dardan Stublla e ka quajtur Lejan të pa tru.
Kujtojmë që në një video të publikuar në media është zbuluar se si afaristi Dardan Stublla bashkëshorti i Meliza Haradinajt-Stubllës, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar kësaj të fundit.
Meliza Haradinaj-Stublla, sipas raportimeve tashmë ka rënë nga lista e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo sot ka dhënë dorëheqje nga ministria e Punëve të jashtme dhe nga AAK-ja.