Në zgjedhjet e 14 shkurtit fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e në vendit e dytë me vota rendit Partia Demokratike e në të tretin Lidhja Demokratike. E fundit nga partitë shqiptare që arriti të futet në Kuvend është AAK e Ramush Haradinajt.
Por ky i fundit megjithatë është kandidati për deputet që ka humbur më së shumti vota në krahasim me zgjedhjet e tetorit të 2019.
E Ismet Kryeziu, drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), ka listuar 10 deputetët që kanë pësuar rënie dhe rënie të votave që nga vitit 2019.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në mesin e deputetëve që kanë pësuar rritje në këto zgjedhje është Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa rënien më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
”Në infografikën e mëposhtme gjeni top 10 deputetët me rritjen dhe ata me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019”, ka shkruar Kryeziu.