Në mesin e vendimeve është edhe ai për kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka kërkuar rinumërimin e disa votave
PZAP ka refuzuar ankesën e bërë nga Haradinaj-Stubla, e cila pretendonte për parregullsi në numërimin e votave për të në komunën e Dragashit.
Një video-incizim i publikuar së fundmi, e përfshin bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, në manipulim të votave
Në bazë të kësaj videoje, dyshohet se Dardan Stublla i ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stubllas, për t’ia mundësuar kësaj të fundit, ta fitojë një mandat në Kuvend.
Dardan Stublla ka reaguar dje lidhur me këtë rast, duke e quajtur inskenim këtë. Ai tha se rastin ka raportuar edhe në Polici.