• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Gruaja e Nasim Haradinajt diagnositifikohet me kancer, ankohet se mjekja kosovare nuk ia zbuloi sëmundjen me kohë

Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinaj, është diagnostifikuar me kancer të gjirit. Në një rrëfim për Gazetën Express, Haradinaj tregon se sëmundjen po e trajton në klinikat e Suedisë, përderisa hedh kritika në adresë të mjekes kosovare, që sipas saj nuk arriti t’ia zbulonte sëmundjen me kohë.

08/03/2021 - 10:54:00
Gruaja e Nasim Haradinajt diagnositifikohet me kancer, ankohet se mjekja kosovare nuk ia zbuloi sëmundjen me kohë

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, për 8 Mars, Gjejlone Haradinaj, tregon një përvojë të hidhur të saj dhe vështirësitë që po has në betejën me kancerin.

Ajo akuzon mjeken A.Gj (emër i njohur për redaksinë), që sipas saj i tha se është mirë dhe nuk ka ndonjë sëmundje për t’u shqetësuar. Por pasi bëri kontrollë mjekësore në Suedi mësoi se ka kancer të gjirit.

Lexo më shumë

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
16

“Në shtator të vitit të kaluar e kam vërejt se e kam një gjëndër në gjirin e djathtë, shkruam në Onkologji për të bërë mamografi dhe ultrazë, te (Dr.A). Ajo më tha se është cistë, ma mori një lëng nga gjiri gjëja për analizë. E dërguam në laborator, ajo ma dha një numër të telefonit, unë nga stresi mendojsha se është numri i saj. Të nesërmen mora pergjigjjen nga laboratori se nuk kam asgjë. Rezultatet i dergova në atë numër të telefonit që ma dha doktoresha. Kur me thirrën nga ai laboratori një njeri i nervozuar pse se kam dergu analizën te ai. S’la gjë pa folë keq për shqiptarët…. U shkova s’dita çka t’i them , unë isha në stres, ai mendonte që i ka humbur 35 euro”, thotë Haradinaj për Gazetën Express.

Gjejlone Haradinaj thotë se u gëzua që në Kosovë rezultoi se nuk ka kancer, mirëpo kur shkoi për kontrollë mjekësore në Suedi e kuptoi se në gjirin e saj ka kancer agresiv.

“Pastaj ma dha numrin e (Dr.A), ja dërgova anlizën dhe mu përgjigj që çdo gjë është mirë. Vetëm se duhet të shkojë në kontrollë pas tre muajsh. Unë u qetësova, u gëzova, planifikova t’i vizotojë fëmijët në dhjetor dhe të bëjë kontrollën në Suedi. Në janar të këtij viti, pas të gjitha kontrollave, me shumë kujdes së mjekëve suedezë më del se kam pasur kancer shumë agresiv, 5 centimetra që përhapet shumë shpejtë…Për hirë të mosdijes dhe kujdesit të mjekes A, më kanë kaluar metastazat e kancerit në gjëndrat e nënsqetullave. Tre muaj për një sëmundje sikur kjo janë shumë, i kam takuar edhe dy gra që ju ka thënë të njëjtën gjë”, u shpreh ajo tutje.

“Si nuk e di mjekja sesa me rëndësi është zbulimi sa më i hershëm i kancerit, si nuk bashkëndjen me pacientin? Sa të pakujdesshëm dhe panjerëzorë janë shumica e mjekëve në Kosov”, vazhdon Haradinaj.

Pasi gruaja e Haradinajt hedhi akuza të rënda në drejtim të A.Gj, Gazeta Express ka kontaktuar me mjeken në fjalë, e cila fillimisht tha se nuk po i kujtohet rasti, më pas thotë se të njejtës i janë kryer ekzaminimet mjekësore.

“Jo s’po më kujtohet rasti, po tani po e di….Ajo ka bë edhe mamografi edhe ultrazë, është e pamundshme…Çka ka bë tash ajo, e ju çka jeni?”, tha mjekja për Gazetën Express.

Tutje, mjekja tha se ajo e ka “kry pacienten qysh duhet” dhe shtoi se nuk mund të diskutojë më shumë.

“Jam me pacienta nuk undem me bisedu, sot e kemi ditën shumë të ngarkume, nuk muj. Tash po më kujtohet pacientja se u kanë me burrin e vetë, ja kemi bë mamografinë e krejt këto…Po më kujtohet mirë, ose folim një ditë tjetër se tash jam me pacienta…Unë e kam kry atë mirë qysh duhet, tash çka me thanë unë, ne ekzaminime i bëjmë. Jemi no comment… Mem fal se s’po muj me diskutu”, përfundoi ajo.

Më pas doktoresha ka telefonuar vetë në redaksinë e Expressit, për të theksuar se rezultati i biopsisë i ka dalë në rregull Gjejlone Haradinajt.

“Brenda 6 muajve mund të zhvillohet gjithçka, i kam bë edhe biopsi. Në bazë të biopsisë i ka dalë rezultati, fjalën e fundit e ka biopsia”, tha ajo.

Ndërkohë, Gjelone Haradinaj, apelon mantilbardhët të punojnë për pacientët dhe jo për para. Gjithashtu shprehet shumë e kënaqur me mjekët suedezë.

“Unë tani po trajtohem në vendin më human të botës, jam në duar të mjekëve që nuk e mendojnë paranë por njëriun e kanë në qendër të vëmendjes. Sjellja e tyre të shëron të jep shpresë…Çdo ditë jam me mendje të njerëzit e vendit tim, mërzitem për ta, e di sa të vështirë e kan ta përballojnë sëmundjen dhe problemet ekonomike. Nuk janë të sigurtë në duart e mjekëve të çmendur që punojnë në 3-4 puna, vetëm për t’u bërë të pasur”

“Apeli im është të monitorohen mjekët e paditur dhe të pandërgjegjshëm, t’ju ndalohet të punojnë nga 2-3 puna, të ngritet vetëdija e pacientëve të kërkojnë nga mjekët sqarim. Uroj të kemi shtet ligjor dhe për çdo gabim që bëjnë mjekët t’u hiqët tituli. Uroj që mjekët të bëhen mjekë për hirë që e dojnë profesionin dhe të mendojnë për njeriun e jo për para”.

E pyetur lidhur me qëndrimin e Nasim Haradinajt në Hagë, Gjejlonja shtoi se ai është mirë por i zhgënjyer që mjekja nuk ia ka zbuluar asaj me kohë kancerin.

“Nasimi është mirë, është i zhgënjyer për mosdijen e mjekes në Kosovë. Është i shqetësuar që nuk është pranë meje, por po i lehtësohet dhimbja se jam në mjekim të mirë. Tani jam në terapinë e dytë, e para ka qenë më e rëndë, e dyta po shkon më mirë”, përfundoi ajo.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
16
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
26
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
4
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
3
Next Post
Haradinaj: U uroj dënime manipuluesve, kushdo qofshin

Haradinaj: U uroj dënime manipuluesve, kushdo qofshin

Më të fundit

  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
  • Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin
  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi