Sekretari i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odaloviq, ka thënë sot se Beogradi po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të detyrojë Prishtinën të hapë arkivat e UÇK-së, për të parë se çfarë ka ndodhur me të zhdukurit.
“Beogradi ka një thirrje për Komunitetin Ndërkombëtar për të hapur arkivat në Prishtinë për të parë se çfarë ka ndodhur me të zhdukurit”, tha Odaloviç për RTS.
Ai thotë se trupat e shtatë serbëve u gjetën në Gjakovë disa vjet më parë dhe se kanë pritur të marrin dokumentacionin nga arkivat.
“Ne kemi pritur për 19 vjet për të marrë dokumentacionin, të cilin KFOR e bëri por nuk e ndau, në mënyrë që të gjenim familjen Sutakovic në bunker, ku u vranë tre fëmijë të mitur dhe babai dhe nëna u vranë në mënyrën më brutale”, ka thënë ai.