Një djalosh 8 vjeçar është vrarë tragjikisht nga një krokodil, ndërkohë që lahej në lum me vëllain e tij të vogël.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Indonezi, teksa ka qenë babai i të voglit ai që ka rendur pas kafshës pasi ka parë të gjithë skemën.
Krokodili 6 metra i gjatë u gjet një ditë pas ngjarjes nga vendasit, të cilët pasi e prenë stomakun e tij duke nxjerrë trupin e pajetë të të miturit.
Zyrtari i kërkimit dhe shpëtimit tha se familja shkonte shpesh në lum për t’u larë dhe për të marrë ujë për gatim.