Dje në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë Murat Jashari, i dënuari për tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi
Burimet e Telegramit mësojne se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Murat Jashari u shpall fajtor nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.
Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.