Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Orlando ka thënë se është i lumtur që Lajçaku ka pasur takime konstruktive në Kosovë, derisa ka bërë thirrje për një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Diplomati italian thotë se një gjë e tillë duhet të ndodhë sapo të krijohen institucionet e reja.
“Lajçak më njoftoi se ka pasur takime konstruktive në Kosovë. Shikojmë përpara drejt një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo të krijohen institucionet e reja”, ka shkruar Orlando.