Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës në prag të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.
Në një shkrim në Facebook, Rugova e ka quajtur Isa Mustafën kryetar të klaneve.
Ai ka thënë tutje, se nga ajo që po e sheh, ka frikë se Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën, pra krijimin e klaneve në Lidhjen Demokratike.
“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka thënë Rugova.
LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.
Tashmë janë disa persona që kanë shfaqur pretendimet e tyrë për këtë pozitë.