Në fshatin Dejnë të Rahovecit ka ndodhur një vepër ç’njerëzore. Një qen është djegur i tëri nga persona ende të panjohur.
Vepra makabre dhe e tmerrshme ka ndodhur buzë Drinit të Bardhë.
Tallja me krimin e bërë ka vazhduar me vendosjen e luleve mbi qenin e djegur.
Vepra të ngjashme të torturës dhe vrasjes së kafshëve janë parë edhe në të kaluarën në vendin tonë.