Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ia ka kthyer letrat kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Gazeta Sinjali.
Netanyahu e kishte uruar për zgjedhje dhe i kishte thënë se do ta priste për inaugurimin e ambasadën në Jerusalem, kurse Erdogani e kishte sugjeruar ta shmangë hapjen e ambasadës atje.
Kurti në një letër dërguar Benjamin Netanyahut, i ka shkruar se e sheh vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve si mundësi për të përforcuar bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor.
Në anën tjetër, në letrën drejtuar Erdoganit, Kurti ka falënderuar atë për rolin që Turqia ka pasur në kohët vendimtare për shtetin e Kosovës.
“Ne jemi shumë mirënjohës për ndihmesën e Turqisë ndaj shtetit dhe shoqërisë në kohën më deçizive për vendin tonë. Kur qeveria jonë të formohet, synoj të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”, ka shkruar Kurti.
“Ne e vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një loj të rëndësishëm në qeverinë time po ashtu”.