Dhe pas suksesit të saj në këndim, Dua Lipa shfaqi aftësinë e saj të modelimit ndërsa pozoi për një seri fotografish të reja në faqen e saj të Instagramit të hënën.
Interpretuesja e hitit “Levitating”, 25 vjeçe, u shfaq pa sytjena në një triko të butë bruz, që vinte në pah barkun e saj të hijshëm ndërsa po rrinte në një divan, shkruan DailyMail.
Dua gjithashtu kishte të veshur një fund të bardhë, ndërsa dukje mjaft sportive e veshur me një palë atlete të markës “Puma Maya”.
Këngëtarja i kishte mbledhur flokët e saj të shkurtra në një model interesant, ndërsa si aksesorë kishte vendosur një gjerdan dhe një palë vathë me zinxhir të artë.
Ajo gjithashtu bëri një përzgjedhje të unazave thelbësore dhe veshi një pallto të aplikuar në mënyrë perfekte me makijazhin e saj.
Më vonë gjatë ditës, Dua festoi rekordin e saj të qëndrimit në krye të tabelës globale të albumeve në një postim që ndau në Instagram.